Aktualitet

Shpallen fituesit e edicionit të 5-të të Maratonës së Tiranës!

Përfundon Maratona e Tiranës, ku morën pjesë rreth 2.500 garues, prej të cilëve 1.000 vinin nga e gjithë bota. Për secilën kategori, Marathon 42 K, Half Marathon 21 K, Tirana 10 K dhe kategorinë “We too” u shpallën fituesit të cilët do të përfitojnë edhe vlerën monetare.

Në kategorinë Marathon 42 K, tre vendet e para:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina – Fiton 2000 Euro

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Bogdan Semenovych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Albion Ymeri – Kosova – Fiton 1000 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Adrijana Poparsova  – NMKD – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova – Fiton 1000 Euro

Në kategorinë Tirana 10 K tre vendet e para:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri – Fiton 500 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri  – Fiton 500 Euro

Ndërkaq, ndalimi i qarkullimit në shumë rrugë të Tiranës do të vazhdojë deri në orën 17:00. Por pavarësisht rregullave, një makinë luksoze i shkeli, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Automjeti qarkulloi në pjesën e rrethuar të zonës së përcaktuar për zhvillimin e aktiviteteve të sotme. Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin, e identifikuar si shtetasi Belind Luli.