Aktualitet

Shpallet fituesi për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës!

Një bashkim kompanish të regjistruara në Zvicër, “Mabco Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%), shpallen fitues për ndërtimin e aeroportit të Vlorës . Vlera e investimit është rreth 104 milionë euro.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të jetë shtëpia e “Air Albania” si dhe njoftoi se pas pak javësh do të hapet Aeroporti i Kukësit.

Do ketë industri të re të mirëmbajtjes së avionëve do jetë një sektor i ri brenda industrisë së avionit, fakti që me negociimin e kontratës sa i përket aeroportit të Rinasit, hapja e Aeroportit të Kukësit vjen vetëm pak javë më pas. Me ndryshimin e kontratës është arritur të negociohet edhe ulja e çmimeve si dhe krijimi i kushte të favorshme për aviacionin kombëtar.

Ndërkaq, referuar aeroportit të Vlorës, kryeministri Rama vuri në dukje se po hapet një tjetër kanal shumë i rëndësishëm i ekonomisë. Rama tha se aeroportet sjellin punësim e zhvillim ndërsa tha se qeveritë para tij kanë bërë premtime, ndërsa ata kanë nisur punën.

Ju them njerëzve që thonë ‘ne s’kemi bukë, ju bëni aeroporte’, aeroportet janë fabrika buke, se nuk janë stacione autobusi, ku njerëzit hipin e zbresin, por janë fabrika zhvillimi të madh ekonomik. Aeroportet sjellin jo vetëm punësim për ata që punojnë në aeroport, por sjellin punësim për gjithë hapësirën ku ata kanë ndikimin e tyre. Një aeroport sjell me vete shumë shërbime të reja. Duke rritur fluksin e njerëzve që vijnë, nevojat që krijohen nga këto flukse, aeroportet sjellin hotele, shërbime bankare të reja, manifakturë, fabrika të reja, një zinxhir gjërash.

Kryeministri Rama theksoi se është shkencërisht e provuar që çfarë investon në një aeroport ka një shumëfishim eksponencial. 1 euro e investuar në aeroport është minimumi 23 euro mbrapsht në ekonomi. Sipas shefit të qeverisë një nga problemet që do të lindë do të jetë mungesa e krahut të punës, pasi kërkohen një numër zanatesh dhe një numër kategorish profesionale që sipas tij është marramendës.

Katër aeroporte për Shqipërinë janë vendosja e Shqipërisë në një nivel tjetër ekonomik e social. Bëhet realizimi i vizionit për të rinjtë dhe ata që punojnë. Me këtë aeroport do të hapet një tjetër kanal zhvillimi shumë i rëndësishëm.