Bota

Shpallja e aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës, nënshkruhen dokumentet

Lideri i Kremlinit Vladimir Putin dhe ‘guvernatorët’ pro-rusë të katër rajoneve ukrainase Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk, Lugansk kanë nënshkruar traktatet që sanksionojnë hyrjen e këtyre territoreve në Federatën Ruse.

Ceremonia u zhvillua në sallën e Shën Gjergjit në Pallatin e Madh të Kremlinit. Në fund të ceremonisë së nënshkrimit me krerët e katër rajoneve Denis Pushilin , Leonid Pasechnik , Vladimir Saldo dhe Yevgeny Balitsky.

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov shpërtheu në lot gjatë fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për aneksimin e territoreve të okupuara ukrainase. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti .

Presidenti rus Vladimir Putin nisi procesin e aneksimit të pjesëve të Ukrainës duke thënë se ai do të nënshkruante ligje për t’i absorbuar ato pavarësisht dënimit ndërkombëtar dhe për të mbrojtur rajonet e reja të inkorporuara duke përdorur “të gjitha mjetet në dispozicion”.

Në një fjalim që i parapriu një ceremonie të nënshkrimit të traktatit për t’i bërë katër rajone të Ukrainës pjesë të Rusisë, Putin paralajmëroi se vendi i tij nuk do të hiqte kurrë dorë nga zonat e pushtuara dhe do t’i mbronte ato si pjesë e territorit të tij sovran.