Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Shpat Deda na zbulon më shumë mbi këngën e tij të fundit dhe jo vetëm!

Shpat Deda është ndër artistët më të talentuar të tregut muzikor shqiptar dhe që gjithmonë godet me projektet e tij muzikore. Së fundmi ai ka publikuar këngën e tij “T’huj”, një këngë mjaft interesante siç vetëm ai di të krijojë.

Si lind shkëndija tek ty për të krijuar një projekt muzikor?

Më shumë vjen si një nevojë. Është diçka që do të dalë dhe unë jam mësuar që t’i rri shumë besnik atij momenti kur më vjen inspirimi për të shkruajtur diçka. Ulem menjëherë dhe e kap, sepse ikën. Çdo këngë e imja fillon me një moment të tillë dhe pastaj nis nj process që pas disa ditëve mund të konkretizohet në këngë. Ose ka de këngë që mbarohen brenda 10 minutave. E gjitha varet nga momenti. Procesi im i punës htë që të mos ta imponoj me zor, por kur të lindi si nevojë për të shkruar diçka. Frymëzimi vjen nga jeta e përditshme, nga ky udhëtim emocional që e përjetojmë. Unë i përgjigjem asaj.

A janë këngët e tua bazuar në ndjenjat e tua personale apo më shumë prej imagjinatës?

Nuk jam nga ata që kanë shumë imagjinatë. Pjesa më e madhe e këngëve të mia janë bazuar në përjetimet e mia. Megjithatë jam përpjekur që të qëndroj mjaftueshëm abstrakt. I lë hapësirën dhe të tjerëve që të përshtatën me këngën, prandaj nuk e kam brë shumë konkrete me situatat e mia.

Kënga jote “T’huj” është projekti yt i fundit që ka hyrë në klasifikimin e Top Awards. Çfarë mund të na thuash rreth saj?

Kënga ësht pjesë e albumit tim të tretë dhe është krijuar në vitin 2020. Por tani e kam sjellë de me një video animacion. Ësht një tregim shumë intereant që për mu aka qenë një përvojë shumë e bukur. Këtë këngë nuk e kisha në plan për ta lançuar si ‘single’, por është një këngë që më ka pëlqyer shumë. Lorna Çekixhi është vajza që e ka bërë nga zero këtë klip, ka brë skenarin, e ka ideuar, ka bërë karakteret, setin. Ajo më ka kontaktuar vetë dhe shprehu dëshirën për të punuar në një këngë timen. Për mua është një projekt shumë i bukur sepse ka qenë shumë spontan dhe pa plan.

Nëse edhe juve ju pëlqen projekti i ri i Shpat Dedës, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qëndruar sa më gjatë pjesë e “The Top List”.