Showbiz

Shpat Deda nis “Ambël e Thartë” me Tiranën

Për të festuar siç i ka hije 10 vjetorit të karrierës së tij muzikore, Shpat Deda do të organizojë 10 koncerte në 10 qytete të ndryshme të Shqipërisë.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” këngëtari i mirënjohur rrëfeu më tepër rreth këtij organizimi i cili do nisë me Tiranën. Ai është shprehur shumë i emocionuar dhe pret me padurim të performojë për publikun dhe fansat e zjarrtë të tij.