Lajmet e fundit

Shpat Deda zbulon më shumë rreth albumit të tij të ri!

I ftuar në maratonën e 100 këngëve më të bukura të vitit në “Top Albania Radio”, këngëtari i njohur, Shpat Deda i uroi të gjithë shqiptarëve një vit me sa më shumë mbarësi. Artisti thotë se e rëndësishme është të kemi shëndetin pasi të tjerat bëhen.

Ai shpresoi që të gjithë të jenë shëndoshë e mirë duke qenë se ky vit nuk ishte i lehtë për askënd. I pyetur nëse do të ketë një këngë të re vitin e ardhshëm, këngëtari u shpreh se:

Vit i Ri, kësmet i ri

Albumi “Rrugës” i artistit u publikua përpara dy ditësh dhe u pëlqye mjaft nga ndjekësit. Shpati njoftoi se do të punojë për të sjellë sa më shpejtë videoklipet e këngëve të albumit të tij dhe ne mezi po presim! Ky album madje ka edhe një bashkëpunim!