Celebrities Showbiz

Shpat Kasapi së shpejti baba për herë të parë! Këngëtari e jep lajmin në mënyrën më të bukur!

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Këtë lajm të bukur e ka ndarë vetë artisti në ditën e lindjes së partneres së tij. Teksa publikoi një fotografi krah gjysmës së tij më të mirë në rrjetin social Instagram, ai shkroi:

Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, që do të bëhet nënë së shpejti. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një engjëll! Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paça gjithmonë dashuri. Të dua shumë!

Shumë urimë për çiftin!

Rikujtojmë, se Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvija, kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë në muajin dhjetor. Ata organizuan një ceremoni private me familjarët e tyre dhe shkëmbyen unazat me njëri-tjetrin. Ai publikoi edhe një foto të dorës së tij dhe të Selvijes, ne të cilën binin në sy unazat e tyre.

Selvija e ka shprehur në shumë raste dashurinë që ka për Shpatin, duke na ngrohur zemrat me romancën e tyre. Madje, emocionues ka qënë edhe urimi i saj më i fundit për ditëlindjen e partnerit të zemrës. Dyshja na tregon çdo ditë e më tepër, se janë bërë për njëri-tjetrin.

Në media para disa kohëve u përfol për një shtatëzëni të mundshme të bukuroshes. Kjo gjë e revoltoi keq atë, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, reagoi duke ia bërë një herë e mirë të qartë të gjithëve se asgjë nuk është e vërtetë. Epo në fakt, paska qenë e vërtetë!