Botë e Çuditshme Travel

Shpella që është vizituar nga njerëzit më shumë se 41 mijë vjet më parë!

Në vitet 1700, vende si Venecia dhe Roma po shndërroheshin në destinacionet më të preferuara për vizitorët. Megjithatë një shpellë në Spanjën jugore, e cila është vizituar nga njerëzit për më shumë se 41 000 vjet, Cueva de Nerja, e famshme për stalaktitet dhe stalagmitet, doli sërish në dritë në vitin 1959. Por mijëra vjet më parë, vizitat në shpellë ishin të shumta dhe bëheshin për arsye kryesisht shpirtërore.

Deri më tani, 589 piktura prehistorike janë zbuluar dhe sipas një studim të ri për revistën “Scientific Reports”, Cueva de Nerja ka pasur vizitat më parahistorike të çdo shpelle tjetër europiane me art paleolitik. Studiuesit gjetën prova të vizitave që datojnë 41 291 vjet përpara. Gjithashtu, ekspertët arritën të përcaktonin se kur datojnë njollat e blozës në mure dhe qymyrit në tokë, të mbetura nga pishtarët që vizitorët përdornin për të ndriçuar shpellën.

“Arkeologjia e tymit” prodhoi 68 mostra radiokarboni, nga të cilat 53 ishin në gjendje të datoheshin. Ata gjetën gjithashtu dëshmi të vizitorëve nga kulturat parahistorike për të cilat më parë nuk kishte shumë gjurmë në Spanjën jugore. Mendohet se fillimisht njerëzit hynë në shpella në fillim të epokës së gurit, për të krijuar art. Më vonë, në epokën neolitike, ata hynin për të kryer rite funerale. Megjithatë, studiuesit besojnë se cilado qoftë arsyeja e vizitave të tyre, ata së pari janë tërhequr nga magjia dhe madhështia e kësaj bukurie natyrore.