Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Fier, lëndohet i moshuari!

Një bombol gazi është përfshirë nga flakët në një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen 29 Nëntori, në Fier. Në momentin e incidentit në banesë ndodheshin një çift të moshuarish.

I zoti i shtëpisë Y.M  në përpjekje për të larguar bombolën, ka pësuar dëmtime në duar. I lënduari ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, aty edhe ku po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.