Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit, dy të lënduar në Durrës!

Një shpërthim gazi me pasojë dy të plagosur u regjistrua sot në një pikë shitjeje në Shkozet. Paraprakisht, mësohet se të lënduarit u dërguan në spital, për trajtim më të specializuar mjekësor.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.

Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.