Aktualitet Bota

Shpërthen fabrika e NATO-s, 4 viktima e disa të plagosur në Rumani!

Katër persona, përfshirë edhe një grua, u vranë dhe katër të tjetër u plagosën pas një shpërthimi të një mine në një fabrikë municionesh në jug të Rumanisë, raportuan mediat lokale.

Zyrtarët shëndetësorë lokalë thanë se mina shpërtheu, teksa disa punëtorë po punonin që ta ç’aktivizonin atë.

Katër të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme, tha për mediat zëdhënësi i shërbimeve të emergjencave, Octavian Fulger.

Ai shtoi se lidhur me këtë incident është hapur një hetim

Sipas ueb-faqes së kompanisë Energotech Group, që ka në pronësi fabrikën Babeni, ku ndodhi shpërthimi, kjo fabrikë është furnizuese e certifikuar për Ministrinë e Mbrojtjes së Rumanisë dhe për Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Më herët në 2019 kishte ndodhur një shpërthim aksidental në po të njëjtën fabrikë dhe për pasojë kishte humbur jetën një burrë 22-vjeçar.