Sport

Shpërthen festa, Dinamo eliminon Tiranën pas 20 penalltive, e pret Partizani në çerekfinale!

Dinamo kualifikohet mes drithërimash në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi eliminoi Tiranën në një ndeshjeje dramatike, që dukej sikur nuk do të kishte fund. Bardheblutë arritën të barazonin llogaritë duke fituar 2-0 ndeshjen e kthimit në “Air Albania” falë golave të Gjumsit dhe Limajt me penallti, duke e çuar ndeshjen në shtesë pasi rezultati i përgjithshëm shkoi në 2-2.

30 minutat e shtesë nuk prodhuan asgjë ndërsa te penalltitë heroi i dinamovitëve ishte portieri Edvan Bakaj që priti 3 11-metërsha, ndërsa në dy nuk kishte fat pasi i shpëtoi topi nga duart ndërsa realizoi në mënyrë perfekte edhe penalltinë e tij. Në fund një sukses 8-7 i Dinamos te penalltitë që tashmë në çerekfinale do të masë forcat me Partizanin në një tjetër derbi të dyfishtë.

Penalltitë(7-8)

Ibraimi (Gol), Limaj(Gabon), Mihana(Gol), Ismailgeci(Gol), Gavazaj(Gabon), Seferi(Gol), Maliqi(Gol), Xhixha(Gabon), Demiri(Gabon), Hoti(Gol), Imami(Gol), Totre(Gol), Sofranac(Gol), Beshiraj (Gol), Bakaj(Gol), Bekaj(Gol), Samake(Gol), Behiratche(Gol), Daija(Gol), Toshevski(Gabon)

Vijon …