Bota

Shpërthen fuqishëm pika e karburantit në Rusi, dhjetëra të plagosur!

Panik sot në qytezën e Akademgorodok ne Rusi,  shpërthim gjigand në një pikë karburanti teksa flakët u ngritën si një top zjarri në qiell po përhapeshin në një tjetër pikë karburanti.

Te pakten 10 njerëz janë marrë të plagosur nga skena e ngjarjes së rëndë në rajonin e Novosibirsk, ku u dëgjuan një seri shpërthimesh njëra pas tjetrës, teksa supozohej se digjeshin depozitat e karburanteve dhe ato të gazit të lëngshëm.

Banorë vendas u larguan të tmerruar nga zona. Një dëshmitar raportohej që thoshte: “Një stacion i dytë karburanti po merr flakë .”

Një tjetër dëshmitar tha: Zona është plot me ambulanca. Edhe ata që ndaluan për të parë flakët janë djegur.

Një nga shpërthimet gjëmoi kur mjeti zjarrfikës u afrua te karburanti. Shpresoj që zjarrfikësit të jenë gjallë.

Fikja e zjarreve po pengohej  nga shpërthimet në vijim të depozitave të gazit. Shkaqet e shpërthimit nuk janë ende të qarta dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.