Aktualitet

Shpërthim eksplozivi një biznesi në Shëngjin!

Një shpërthim me eksploziv u regjistrua në orët e vona të natës në Shëngjin të Lezhës. U raportua se lënda plasëse i është vendosur një biznesi servis makinash në Shëngjin, fatmirësisht pa të lënduar. Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale, si dhe u dëmtua një automjet i parkuar aty pranë, krahas thyerjes së xhamave të biznesit të shënjestruar.

Ky biznes rezulton në pronësi të shtetasit Tol Mhilli, ndërsa autorët ende nuk dihen. Policia nisi hetimet për identifikimin e kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e mundshme të rrethanave të ngjarjes.

Ishin banorët e zonës të cilët të alarmuar nga forca e shpërthimit, lajmëruan policinë e Lezhës. Dëshmia e pronarit pritet të ndihmojë më shumë në zbardhjen e ngjarjes.