Aktualitet

Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, shkon në 3 numri i viktimave!

Ndahet nga jeta Alketa Gjoka e cila u përfshi bashke me dy vajzat dhe djalin e saj në një zjarr të rënë në hotelin e tyre në Velipojë, si shkak i shpërthimit të një bombole gazi. Gjoka po kurohej në Itali, por pas disa muajsh nën kujdesin e mjekëve, nuk ka arritur që të mbijetojë. Më përpara kanë humbur jetën edhe dy vajzat e saj, 18 dhe 15 vjeçe. Nga shpërthimi, i vetmi i mbijetuar i cili po ashtu ndodhet në spital në Itali është djali 12 vjeçar i familjes Gjoka.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën të plagosur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka  12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç, por fatkeqësisht tre gratë e familjes nuk mundën të mbijetonin.

Për ngjarjen policia arrestuoi Petrit Mollajn, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin.