Aktualitet

Shpërthimi i bombolës së Velipojë, 15 vjeçarja nuk iu mbijeton dot plagëve!

Vijon tragjedia e familjes  Gjoka, pas shpërthimit të bombolës në hotelin në Velipojë. Ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e plagëve të marra edhe vajza e dytë e familjes Gjoka nga Gajushi i Leshës.

Pavarësisht trajtimit mjekësor, Klarisa Gjoka vetëm 15 vjeçe nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra nga djegia që kishte pësuar. Disa ditë me parë gjeti vdekjen dhe motra e saj Daniela Gjoka 19-vjeçe, e cila sot është përcjellë sot në banesën e fundit.

Ndërkohë që nëna e tre fëmijëve është në gjendje të rëndë në Itali dhe po lufton me jetën. Sakaq gjendja e djalit 12-vjeçar është përmirësuar dhe ka kaluar gjendjen kritike për jetën.

Daniela Gjoka dhe Klarisa Gjoka ndërruan jetë në një spital në Itali pasi u dërguan atje për mjekim të specializuar së bashku me nënën e saj Alketa Gjoka, dhe vëllain 12 vjeç.