Aktualitet

Shpërthimi me tritol gjatë natës në Shkodër, identifikohet njëri nga autorët e dyshuar!

Policia ka identifikuar dhe po punon për kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të hedhjes se një sasie të vogël lëndë plasëse pranë derës së banesës të shtetasit Robert Gera në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Policia me anë të një njoftim thotë se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, sqaron policia.

Ngjarja ndodhur në orën 03:36 minuta në lagjen “Mark Lula”. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i plotë:

Shkodër

Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të hedhjes se një sasie të vogël lëndë plasëse pranë derës së banesës të shtetasit R. G, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mengjesit ku shtetas të paidentifikuar, hodhën në derën e banesës se një shtetasi një sasi të vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.