Health & Beauty

Shpëtoni nga pikat e zeza dhjamore në hundë duke kryer këto veprime në shtëpinë tuaj!

Shumica e grave kanë problem me pikat e zeza në hundë dhe përdorin grupe të ndryshme pilingu për t’i hequr qafe ato. Ka disa mënyra se si të shpëtoni prej tyre. Valoni ujin dhe afrojeni fytyrën sapo ta keni larë mbi një enë me ujë të nxehtë më së shumti 10 minuta.

Mos harroni që për këtë metodë pastrimi është e domosdoshme të mbuloni kokën me peshqir, në mënyrë që avulli të shkojë drejtë në fytyrë. Ajo që pason është pastrimi i pjesëve të hundës me piling të bërë nga një lugë e vogël sodë bikarboni dhe një luge të vogël uji. Bëjini masazh hundës me këtë tretje 3-5 minuta dhe pastaj lajeni fytyrën me ujë.

Për finale ju duhet një e bardhë e trazuar e vezës, të cilën e vendosni në pjesën e hundës dhe përreth saj dhe e mbuloni pjesën e lyer me një shirit të prerë të letrës higjienike. Pas disa sekondash dhe mbi shirit hidhni mbetjen e të bardhës së vezës dhe prisni që të thahet mirë. Kur ta hiqni shiritin, lëkura juaj do të jetë e lëmuar dhe pa pika të zeza.

Pikat e zeza janë folikulat e vogla të bllokuara në lëkurë që duken si pika të vogla të zeza. Ata e kanë marrë emrin për shkak të ngjyrës së tyre, megjithatë një mit është se pikat e zeza janë të zeza sepse janë të mbushura me papastërti. Pra, ne kemi kërkuar ndihmën e dermatologes, Dr Anjali Mahto, e cila ka ndarë me GLAMOUR njohuritë e saj të brendshme se pse i marrim ato dhe më e rëndësishmja se si të shpëtojmë nga pikat e zeza. Dr Anjali Mahto shpjegon:

Arsyeja pse pikat e zeza duken të zeza është sepse të gjithë vajrat në to oksidohen. Nuk është papastërtia ajo që është e zezë, është vetëm vaj i oksiduar.