Celebrities Gossip Showbiz

Shprehet Armaldo Kllogjeri: Olta donte të ma bënte 8 me 2!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Armaldo Kllogjeri ka qenë i ftuar së fundmi tek “E Diell”, ku ka treguar shumë të pathëna rreth marrëdhënies së tij me ish-banorët e tjerë dhe shumë të pathëna.

Efi apo Olta kush ta ka bërë 8 me 2?

Asnjë vetëm Olta në një moment donte të më bënte 8 plus 2, po e shkëputëm hatërmbetjen dhe kemi një marrëdhë shumë miqësore…

I ftuar  në “Më lër të flas” ka qenë ish-banori i shtëpisë së Big Brother VIP, Armaldo Kllogjeri. Tenori ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij pas BBV dhe gjithashtu është ndalur edhe tek karriera e tij. Armaldo tha se u shkarkua nga institucioni pasi kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar, por do të rikthehet sërish.