Celebrities Gossip Showbiz

Shqetësoi fansat pasi tha se do të operohej, Maluma tregon gjendjen e tij shëndetësore!

Dy ditë më parë përmes një postimi në Instagram këngëtari i njohur kolumbian Maluma njoftoi se do i nënshtrohej një operacioni në gju. Ai publikoi një foto nga një spital në Medelin dhe shprehej optimist se gjithçka do të shkonte mirë. “Po shkoj për një operacion të vogël në gju, por me lutjet dhe energjinë tuaj, me siguri gjithçka do të shkojë mirë. Ju dua dhe më uroni fat!”, shkruante Maluma.

Ylli kolumbian ka zgjedhur sërish Instagramin për të përditësuar fansat mbi gjendjen e tij. Ai është rikthyer duke postur një foto dhe duke treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore. “Mirënjohës”,- shkruan Maluma.

Rikujtojmë se ylli kolumbian ishte në muajin mars në Shqipëri teksa mbajti koncertin e tij në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, ku dha një super performancë për të gjithë publikun. Vetë Maluma postoi disa video gjatë performancës në llogarinë e tij në Instagram. Artisti këndoi disa nga hitet e tij më të njohura, si “Felices los 4”, “Corazon”, “No soy malo”, “11 PM” e shumë të tjera. Gjatë koncertit të tij, Maluma nuk harroi të përmendte dhe disa fjalë për eksperiencën e tij këtu në Tiranë. Ndërkaq, Maluma prej disa kohësh është në një romancë me bukuroshen e quajtur Susana Gomez.