Sport

Shqipëria e mbyll me fitore vitin kalendarik, përfundon 2-0 miqësorja ndaj Armenisë!

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2-0 miqësoren e zhvilluar në “Air Albania” kundër Armenisë pasditen e së shtunës. Pas 370 ditësh pa fitore, skuadra e Edy Rejas ia del të marrë një sukses përballë tifozëve, që nuk ishin më shumë se 4 mijë në stadium. Ndeshja u hap në minutën e 28 me golin  e sulmuesit të Partizanit, Xhuliano Skuka. Në pjesën e dytë, konkretisht në të 64 minutë Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e panalltisë. Pas këtij 90 minutëshi Edy Reja nuk është më trajner i Shqipërisë “me letra”.

Në përballjet mes Shqipërisë dhe Armenisë, kuqezinjtë kanë marrë kanë marrë katër fitore në po kaq ndeshje. Dueli i sotëm pa nga minuta e parë dy lojtarët e Superligës dhe konkretisht Partizanit, Xhuliano Skukën dhe Andi Hadroj. Nga minuta e parë edhe Muçi, me kuqezinjtë që dominuan takimin.

Qysh në minutën e katërt, tanët pretenduan për një 11 metërsh. Skuka lëvizi bukur në zonë dhe u ndal nga mbrojtja, por për arbitrin maqedonas Aleksander Stavrev 11 metërshi nuk qëndronte edhe pas konsultës me VAR. Paraqitje e mirë edhe nga Tedi Cara, që fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Asllani në minutën e 62.

Pas humbjes 1-3 me Italinë tre ditë më parë po në “Air Albania”, kuqezinjtë e mbyllin me sukses vitin. Ky ishte 90 minutëshi i fundit për Edy Rejan në stolin e Kombëtares, me kontratën e 77 vjeçarit që ka skaduar dhe në ditët në vijim do jetë temë kryesore për rinovimin ose jo.