Sport

Shqipëria fiton kupën e botës në Gjimnastikë Artistike

Një lajm shumë i mirë për sportin shqiptar nga Kroacia. Gjimnasti ynë Matvei Petrov ka rrëmbyer medaljen e arit në Kupën e Botës në Gjimnastikë Artistike, gjatë aktivitetit që po zhvillohet në Osijek të Kroacisë.

Kjo medalje ari në një kupë botë vjen për herë të parë në historinë e gjimnastikës shqiptare.

Gjimnasti Matvei Petrov stërvitet nga trajneri Alon Hasa. Kjo arritje e madhe shton shpresat për medaljen e parë në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

I lindur në vitin 1990, gjimnasti rus ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi duke rrëmbyer dhe vendin e parë në Kroaci.