Sport

Shqipëria më gati se kurrë, kuqezinjtë përgatiten për Poloninë!

Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të madhe në Budapest ndaj Hungarisë 1-0 duke marrë 3 pikë të cmuara që e mbajnë atë në vendin e dytë në Grupin I të kualifikueseve të Botërorit 2022.

Trajneri Edy Reja nuk e fshehu kënaqësinë e tij për paraqitjen e kombëtares sonë në këtë sfidë, për të cilën e vetmja notë negative ishte dëmtimi i Berat Gjimshitit

Edi Reja: Ishte një fitore e bukur. bëmë një paraqitje shumë të mirë duhet ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen sepse patëm shanse shumë të mira për shënim. jemi shumë të lumtur. E vetmja gjë që më shqetëson është dëmtimi i gjimshitit. nuk na duhej në këtë moment është një lojtar i rëndësishëm për ne. Tani kemi një ndeshje me Poloninë qe  është një skuadër shumë më lart se ne në aspektin teknik dhe fizik, por jemi të karikuar. ka ndryshuar mentaliteti, shkojmë kudo për të fituar, por nëse ata do të jenë më të aftë do të fitojnë, shpresoj që ne të jemi më të zotët.

Sipas Edy Rejas Kombëtarja shqiptare i ka të gjitha shanset për t’i shkuar deri në fund kësaj fushateje kualifikuese, por gjithçka do të varet nga sfida me Poloninë

“Jemi aty, kemi shanset tona. Kemi dy ndeshje shumë të vështira ndaj Polonisë dhe Anglisë. Luajmë ndaj 2 skuadrave që janë më të mirat e grupit, por ne jemi akoma në lojë. E kemi vetë në dorë dhe ne do të luajmë për të marrë rezultatin maksimal, por gjithçka do të varet nga ndeshja me Poloninë”.

Heroi i kuqezinjve ne kete fitore ishte Armando Broja me golin e tij. Sulmuesi i Southampton nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë sukses dhe shtoi se nuk ka kohë për të festuar pasi tani vëmendja është te sfida me Poloninë

Kombëtarja shqiptare do të luajë në mbrëmjen e së martës ndaj Polonisë në Air Albania Stadium, një sfidë që do të transmetohet në platformën Digitalb.