Aktualitet Politikë

“Shqipëria meriton të ulet në tryezën e bisedimeve me BE-në brenda këtij viti”, Ministrja Xhaçka: flet pas progres raportit të KE-së.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se Shqipëria vijon të përmbushë të gjitha kriteret për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Në një komunikim online, Xhaçka u shpreh se raporti i Komisionit Europian, tregoi qartë se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin kanë dhënë rezultatet e duhura.

Më tej ministrja bëri me dije se Shqipëria meriton të ulet në tryezën e bisedimeve me BE-në brenda këtij viti.

“KE është i qartë ndërsa thotë se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare. Raporti thekson se Gjykata Kushtetuese është bërë funskionale që prej dhjetorit të 2020-tës. Raporti gjithashtu thekson që rezultatet në Reformën në Drejtësi kanë vijuar.

Arritjet në fakt janë provë e qartë e vullnetit të qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin.

Raporti njeh dhe vlerëson përmirësimin e shërbimeve publike, jemi të vetëdijshëm që në këtë drejtim ka ende punë për të bërë. Por ky raport është konfirmim i punë së madhe që është bërë. Raporti përmban gjetje pozitive edhe për ekonominë për mënyrën se si është përballur qeveria nga dy goditje që pësoi edhe nga pandemia dhe nga tërmeti. Veprimet që ndërmori qeveria për të mbështetur bizneset,. ishin të shpejta dhe të përshtatshme”, tha Xhaçka.