Aktualitet Sport

Shqipëria mund Hungarinë dhe merr 3 pikë jetike në garën për kualifikimin në botërorin “Katar 2022”/ Armando Broja është heroi. (goli)

Një gol i shënuar nga Armando Broja në minutën e 87 i ka dhënë 3 pikë të çmuara kombëtares Shqiptare në përballjen me Hungarinë në “Elbasan Arena”. Sulmuesi kuqezi i futur në pjesën e dytë të lojës i magjepsi të gjithë me një predhë nga jashtë zonës, duke e dërguan topin në cepin e portës aty ku portieri kundërshtar e kishte të pamundur ta kapte!

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura ndërsa Nedim Bajrami vërtetoi që në debutim se është një lojtar me shumë klas dhe që mund të bëjë diferencën. Momentalisht Shqipëria renditet e dyta në Grupin I me 9 pike. E para është Anglia me 15 ndersa e treta Polonia me 7 pike.

Pas më shumë se 1 viti, tifozët kuqezi munden që të ndjekin ndeshjet e kombëtares në stadium. Pamjet që erdhen nga Elbasani ku u luajt sfida ndaj Hungarisë ishin spektakolare. Përpara fillimit të përballjes, qindra tifozë kuqezi mbushën rrugët e Elbasanit me flamuj dhe shaj nëpër duar duke brohoritur për kombëtaren. Përballja e fundit me tifozë në stadium për kombëtaren shqiptare ishte me Francën në vitin 2019, ndërsa sot “Elbasan Arena” ishte i mbushur 30% të kapacitetit.