Aktualitet

Shqipëria në sytë e gazetarit Nawandish nga Afganistani….

Tashmë kryeqyteti jonë Tirana ka marrë stafetën zyrtarisht si Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022. Në lidhje me këtë ngjarje, që në fillim të këtij viti nuk kanë munguar aktivitetet e shumta. Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka ripostuar një artikull të botuar nga prestiogjiozja “Financial Times”.

Në këtë artikull bëhej fjalë për një nga kryeredaktorët e një prej gazetave më të njohura të Afganistanit, 29-vjeçarin Elyas Nawandish, i cili ka përjetuar një sërë ngjarjesh tashmë që pas marrjes së Kabulit nga Talebanët gushtin e kaluar.

Dhe duke qenë se Resorti Rafaelo është një nga një varg resortesh shqiptare që strehon disa mijëra afganë pasi qeveria ofroi një vend pritjeje për aplikimet e tyre për statusin e refugjatit në SHBA. Gjatë qëndrimit të tij në resort Nawandish ka thënë se:

Është gjithashtu e vështirë për mua të imagjinoj një kontrast më të madh mes tani dhe kur isha për herë të fundit në Shqipëri, 30 vjet më parë në muajin mars. Pastaj ishte rasti i shportës së Evropës. Regjimi i tij stalinist kishte shpërthyer kohët e fundit, duke ekspozuar një vend në gërmadha. Kisha ardhur për të raportuar për eksodin e njerëzve të varfër. Tani, në mënyrë frymëzuese, Shqipëria e ka përmbysur atë narrativë dhe është bërë një parajsë.

Për më tepër ai ka tregur se edhe pas atyre ngjarjeve, puna akoma vazhdon dhe se ka ende gazetarë të cilët ndodhen dhe punojnë në Kabul, pavarësisht se gazetat e tyre u mbyllën ata përsëri vazhdojnë që ta përditësojnë faqen e tyre në internet gjatë gjithë kohës.

Ne filluam raportimin investigativ në Afganistan. Ne detyruam dorëheqjen e ministrave Hamid Karzai dhe Ghani presidentët civilë midis përmbysjes së Talibanëve në 2001 dhe kthimit të tyre. Ne krijuam kulturën e një media të besuar që bën pyetje.

Gazetari Nawandish gjithashtu ka një familje të ndarë. Një nga vëllezërit e tij pret të diplomohej në Universitetin Bamiyan për bujqësi. Motra e tij e madhe studionte për ekonomi në universitet por tani është në shtëpi. Por përpos të gjithave ai shprehet se ndihet shumë mirë në vendin tonë.