Aktualitet

Shqipëria nën “darën” e shiut të verës/Rreshje intensive e ulje temperaturash!

Prej disa minutash, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, me reshje intensive shiu, breshër dhe erë. Parashikimet e sinoptikanëve e paralajmëruan se në pjesën e dytë të ditës do të na duhej të kishim çadrat me vete, lajme aspak të gëzueshme për pushuesit në plazhe. Por, “kapriçot” e motit nuk “pyesin”.

E ndërsa shi do të thotë edhe ulje e temperaturave e momente larg vapës përvëluese, sigurisht që ka edhe nga ata që i gëzohen reshjeve e freskisë së verës. Një zhvillim i shumëdëshiruar edhe për shuarjen e zjarreve ku çdo ditë luftohet me flakët për t’i vënë nën kontroll e më pas shuar plotësisht, edhe pse temperaturat e larta “fitojnë” se kanë kohën e favorizojnë përhapjen e tyre.

Nëse vijon kështu, jo keq për hidrocentralet dhe energjinë elektrike, në aspektin pozitiv, ndërsa në atë negativ, kemi përmbytjet. Por, të paktën deri tani nuk ka raportime për pasoja e bllokime të rrugëve, mëse të zakonta në momente si këto dhe që vazhdimisht përbëjnë shqetësim po të risjellim ndërmend pamje nga vërshimet e ujërave.

Sipas shërbimit MeteoAlb, për sot, parashikohej që vendi ynë të ishte nën ndikimin e motit me vranësira, ndërsa ishte prania e lartë e lagështirës në ajër që krijoi mundësinë për reshje shiu, thuajse në të gjithë territorin. Rrebeshet janë më të dukshme në zonat malore. Ndërkaq, temperaturat variojnë nga 10-34 gradë celcius. Ndërkohë, sa i përket parashikimit për fundjavën, detajet i jep sinoptikani Hakil Osmani nga MeteoAlb: