Sport

Shqipëria përballet sot me Bjellorusinë në “Air Albania”

Me fitoren si të vetmin objektiv, Shqipëria përballet sot me Bjellorusinë në “Air Albania”. Suksesi në takimin që nis të luhet pas një ore do t’i garantonte Kombëtares Kuq e Zi vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, si dhe ngjitjen në atë B kur të zhvillohet edicioni i ardhshëm i Ligës së Kombeve, krahas shumës 1.125 milionë euro.

Për shkak se rezultoi me COVID, Elseid Hysaj do të mungojë ashtu si dhe Strakosha, Kumbulla, Sadiku, Broja e Abrashi, ndonëse ky i fundit i skualifikuar. Përballja e orës 16:00 me bjellorusët do të transmetohet live në ekranin e Supersport. Ndërkaq, kujtojmë se në ndeshjen e para dy muajve, Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 falë golave të Cikalleshit dhe Bares.