Sport

Shqipëria sfidon sonte Poloninë, prova e së vërtetës për Botërorin!

Sonte prova e së vërtetës për Shqipërinë. Kombëtarja luan në Varshavë ndaj Polonisë së Levandowskit në një sfidë që do të tregojë nëse kuqezinjtë mund të provojnë kualifikimin në Botëror. Sfida nis në orën 20:45 në stadiumin PGE Naradoëy aty ku futbollistët kryen mbrëmë edhe stërvitjen e fundit.

Tekniku Edy Reja i ka të gjithë futbollistët në dispozicion me përjashtim të Nedim Bajramit që i gatshëm do jetë për dy sfidat e radhës ndaj Hungarisë e San Marinos. Italiani duket se ka ndarë mendjen për formacionin dhe në portë do jetë Etrit Berisha që do mbajë edhe shiritin e kapitenit.

Treshja e mbrojtjes luan e gjitha në Serinë A me Kumbullën, Ismajlin e Gjimshitin. Nga krahët Hysaj e Trashi e në mesin e fushës Bare, Gjasula e Abrashi ndërsa në sulm dyshja do jetë Cikalleshi e Manaj pavarësisht se edhe Broja e Uzuni po kalojnë formë të mirë.

Reja në konferencë ka thënë se skuadra e tij ka respekt për çdo rival por frikë jo as, nga Polonia e Lewandowskit.

“Në fushë futemi gjithmonë për të bërë të të mirën, kemi respekt për cdo kundërshtar, por aspak frikë“, -tha ai.

Ndërsa kapiteni Etrit Berisha tregon edhe recetën për sukses.

Duhet të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarëve por Polonia mbetet një ekip shumë i fortë“, tha kapiteni.

Shqipëria pas tre ndeshjeve të para në grupin I kualifikues ka grumbulluar 6 pikë ndërsa Polonia ka vetëm 4 pikë e Anglia kryeson. Sfida e sotme ndaj Polonisë është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë ndërsa dy ndeshjet e tjera të grupit që luhen po sot janë Hungari-Angli e Andorra- San Marino.

Sonte ndeshja Poloni-Shqipëri transmetohet në orën 20:45 në Digitalb.