Celebrities Gossip Showbiz

Shqipja “nxjerr zbuluar” Andin?!

Në “Për’puthen Reunion” ndodhi përballja e shumëpritur midis dy konkurrenteve më të përfolura, Teas dhe Shqipes. Në këtë përballje mes tyre, ku sqaruan shumë gjëra me njëra-tjetrën nuk mungoi as Andi, për të cilin, Shqipja hodhi disa deklarata të forta.

Ajo u shpreh se Andi i ka thënë shumë gjëra për Tean dhe autoren e programit, Olsa Muhameti, duke nxitur keqkuptime mes tyre. tea e pyeti se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, por ajo refuzoi të përgjigjej. Shqipja shtoi se nuk u beson më fjalëve të Andit.