Dita e 8

“Shqiptarët shkojnë tek psikologu vetëm kur janë në prag divorci”, flet psikologia Valentina Telhaj

E ftuar në “Dita e 8”, psikologia e njohur Valentina Telhaj ka folur për çiftet në Shqipëri dhe rastet me të cilat ajo përballet në punën e saj. Telhaj u shpreh se pandemia ka ndikuar në krisjen mes çifteve dhe ka shkaktuar mjaft probleme në marrëdhënie.

E pyetur nga Akil Pano, se kur i drejtohen shqiptarët psikologut, ajo shtoi se:

Çiftet në Shqipëri e shohin psikologun si mundësi të fundit. Vijnë atëherë kur krisja është e madhe dhe janë në prag divorci. Në momentin që është shumë e vështirë për të gjetur një zgjidhje. Kërkojnë njëherë këshilla te kushërinjtë dhe familjarët para një profesionisti.

Psikologia, gjithashtu tha se shpeshherë partnerët e mendojnë problemin tek partneri dhe sjellin ata, por gjatë seancave zbulojnë se mund të jenë dhe vetë ata shkaku i krisjes në çift.