Aktualitet

Shqiptari “ngre në këmbë” Athinën, me makinë të vjedhur tenton arratisjen si në filma! (Video)

Një shqiptar u bë sot protagonist i një ngjarjeje që shkaktoi panik në Athinë, por fatmirësisht pa fatalitete. Në kryqëzimin e rrugëve “Aristotelous” dhe “Marnis” në kryeqytetin grek, ai refuzoi të ndalte makinën që drejtonte, ndonëse një gjë e tillë iu kërkua nga Policia.

 

Madje, jo vetëm refuzoi, por gjithashtu rriti shpejtësinë e automjetit që drejtonte e qëlloi në drejtim të agjentëve, të cilët u kundërpërgjigjën dhe e plagosën në këmbë.

Paraprakisht, mësohet se policët kishin ngritur pika kontrolli, pas sinjaleve për një makinë të grabitur dhe e tillë rezultoi ajo që drejtohej nga shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Me autoambulancë, ai u dërgua për mjekim e ndodhet jashtë rreziku për jetën.