Aktualitet

Shqiptari provoi qelinë në Britani nga ngatërresa e çajit të malit me kanabis, Rama: Persekutorët të mbajnë përgjegjësi!

Kryeministri Rama reagoi lidhur me lajmin e publikuar në media se një shqiptar në Britani të Madhe u mbajt për 15 orë në qeli pasi efektivët britanikë ngatërruan çajin e malit me marjuanë. Në rrjetet sociale, shefi i qeverisë shkruan se “kjo është një situatë dëshpëruese” dhe vë në dukje se  “persekutorët” e piktorit Agim Agaj, siç i quan, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Në postimin e tij në Twitter, Rama i ka bërë tag edhe kolegut britanik, Rishi Sunak, ndërsa ngre pyetjen se si do reagonte ai, nëse një shtetas i Britanisë së Madhe do të përballej me një situatë të tillë në vendin tonë. Po ashtu, kryeministri publikoi postimin e një avokati shqiptar në Britani, Andi Hoxhaj, i cili ndau lajmin e arrestimit të piktorit shqiptar Agim Agaj, nga ngatërresa që i kushtoi qelinë për disa orë.

Ju bëj thirrje ta lexoni të plotë dhe i falënderoj shumë autorët e asaj historie të trishtë, jo vetëm në emër të Agimit dhe shqiptarëve, por edhe për ndriçimin e vështirësive me të cilat përballen njerëzit e guximshëm që kanë emigruar në ky vend i madh. Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të ofruar gjithçka që është e nevojshme për një luftë të suksesshme kundër rrjeteve kriminale.

Megjithatë, nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar me veprime në vend të fjalëve, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive tona?

Të gjithë e dimë përgjigjen, por ajo që nuk jam i sigurt është se si miku im Rishi Sunak do të përballej nëse një shtetas britanik do të arrestohej në Shqipëri për bartjen e çajit anglez dhe do të akuzohej si tregtar droge! Kjo situatë është dëshpëruese dhe persekutorët e Agimit duhet të mbajnë përgjegjësi!