Travel

Shtatë vende sekrete për t’u arratisur këtë verë!

Nga pikëpamja e udhëtimit njerëzit janë arinj që zgjohen nga gjumi letargjk ose qengja të nxjerrë në kullotë në kuptimin e mirë të fjalës. Horizontet e tyre po zgjerohen dita ditës edhe pse ngadalë për disa arsye por kur dalin jashtë përsëri shumë prej nesh kërkojnë një lidhje më të ngushtë me natyrën. Me pak fjalë të qëndrosh në një kabinë të marrë me qera mund të jetë një kohë e shpenzuar bukur teksa kërkesa për t’u distancuar po rritet. Ja cilat janë shtatë atraksionet sekrete natyrore ku mund të krijosh një lidhje me kënaqësinë e udhëtimit dhe të natyrës.

1.Kulla Clavell, Dorset, Mbretëri e Bashkuar

Kulla Clavell është kthyer në një pikë referimi për të gjithë turistët përgjatë Shtegut të bregut Jugpërëndimor. Ndërtesa katër katëshe e cila ngjason më një far por realisht nuk është i tillë, sot është kthyer në një tërheqje shumë komode për çiftet. E ndërtuar në vitin 1830 nga pronari i tokës Reverend John Richards Clavell, kulla ka qenë si një gërmadhë deri në vitin 2006 kur Landmark Trust vendosi që ta zhvendoste 25 metra nga buza e shkëmbit dhe ta restauronte tullë pas tulle. Vizitorët me çantat e tyre të shpinës duhet të përshkruajnë një shteg të pjerrët nga fshati i vogël i Kimmeridge për të arritur tek kulla. Shpërblimi është të zgjohesh dhe të shikosh pamje mjaft të bukura dhe shëtitje  në Angli.

2.Tenda në formën e një flluske, New South Wales, Autrali

Një vend sekret në shkëmbinjtë e pyllëzuar 130 km larg Sidneit, tre kupola transparente ofrojnë ndoshta pamjet më të bukura në botë. Pronarët e tendës në formë flluske zgjodhën vendin larg zonës mbi Luginën Capertee për errësirën e tij të pakrahasueshme dhe zbulon vendndodhjen e saktë vetëm të mysafirëve. Çdo tendë e vogël është e mbyllur dhe ka një teleskop ku gjithashtu edhe pamja e qiellit të natës është shumë e bukur, gjithashtu përfshihet edhe dushi por për paketat premium një vaskë prej druri në natyrë. Vetëm tualetet që ndodhen afër njëri-tjetrit kanë mure të errëta. Gjatë ditës pamja ndërmjet luginës ku është edhe kanioni i dytë më i madh i hapur në botë është po aq tërheqëse sa pamja ë natës e Rrugës së Qumështit.

3.Vëzhgimi i majës së kristalit, Idaho, SHBA

Në 1950 në SHBA filluan të ndërtoheshin shtëpi mbi pemët. Ato u kthyen në vëzhgues si për zjarret që mund të binin në pyje si dhe për pamjet e mahnitshme që ofrohen. Teknologjia së fundmi sidomos dronët i ka bërë të tepërta, shumicën prej tyre, por disa kanë mibjetuar dhe janë kthyer në vende mjaft tërheqëse për ata që preferojnë lartësitë. “Crystal Peak Lookout” në Fernwood, është i pozicionuar në 13 hektarë pyll dhe u rimodeluar nga dizajneria Kristie Wolfe në 2018. Vizitorëve do t’ju nevojitet një makinë dëbore ose 4×4 për të arritur tek shtëpia në pemë gjithmonë në varësi të sezonit. Duhet të jeni të përgatitur që shtëpinë duhet ta ndani edhe me zogjtë e kaltër të malit, bufët e shumë e të tjerë prandaj mos harroni dylbitë. Akomodimi është mjaft i përshtatshëm sepse ka edhe një sobë me dru dhe një sauna poshtë në tokë gjithashtu.

4.Manshausen, Norvegji

Kur ekspoluresi norvegjez Børge Ousland thjesht nuk po reflektonte në lidhje me aventurat e tij në natyrë ai qëndroi në ishullin e tj privat në fjordet e Norvegjisë veriore, në jug të Lofoten. Manshausen dikur ishte një port peshkimi por që prej vitit 2010 është kthyer në një atraksion turistik i përbërë nga shatë kabina moderne ekologjike të restauruara që nga shekulli i 18. Kabinat të cilat janë në pjesën e parme me xham ndodhen sipër ujit dhe ofrojnë atë iluzionin sikur po lundrojnë. Shtëpia e vjetër ka një restorant dhe një kuzhinë ku shumë nga përbërësve jo vëtëm fidanet e pishës janë të ushqyer nga ishujt përreth. Aty ndodhet nje librari dhe një sauna gjithashtu. Vizitojeni në dimër në mënyrë që të keni mundësinë të shikoni dritat veriore të njohura ndryshe me emrin Aurora.

5.Cabanas No Rio, Portugali

Fashti dhe plazhi i Comortas ka zhvilluar për disa vite reputacionin si një atraksion turistik shumë elegant vetëm një orë larg nga Lisbona. Pavarësisht gjërave të tjera ka shumë xhepa të vegjël paqeje për të shpëtuar. Cabanas No Rio janë dy kabina të vogla moderne të peshakatarëve larg nga plazhet me rërë të bardhë të lumit Sado. Një kabinë përmban dhomën e ndenjes ndërsa kabina tjetër përmban dhomën dhe tualetin. Do të ishte e vështirë të imagjinoni një vend me më pak zbukurime e me më pak lëndë druri të patrajtuara, por do të ishte shumë më e vështirë të rrije në kabinat me shije të thjeshta ose dhe me emocionet natyrore që mund të të japë vëzhgimi i zogjve që fluturojnë ose të kalërosh me kuaj në plazh.

6.Getaway Western Catskills, Nju Jork, SHBA

Ka kabina speciale që vijnë me vaska me ujë të ngrohtë dhe internet falas po ka edhe kabina që vërtet të inkurajojnë për një shpëtim nga streset dhe trazirat që të sjell jeta. Getaway ishte një ide e dy të diplomuarve në Harward të cilët parkuan kabinat e tyre në pyjet jashtë Bostonit. Vendet e tyre të cilat tani përfshijnë pjesën kryesore në strehimet ruale jashtë qyteteve të mëdha amerikane janë më afër popullatave të stresuara prandaj dhe këto kabina mundësojnë një izolim në atraksionë me të largëta. Në Getaway në Nju Jork, pak orë larg në veri të Manhatanit në Catskills kabinat e thjeshta dhe mjaft të rehatshme janë çelësi kyç dhe ku teknologjia ndalon. Ka dhe kuti me çelës ku ju mund të vendosni telefonat dhe pajisje tuaja dhe të rrini të qetë pa u shqetësuar për asgjë.

7.Scrubby Bay House, Ishulli Jugor, Zelandë e Re

Mund të quhet ndryshe edhe një atraksion luksi që ndodhet në kodrat e Gadishullit të Banks në Annadale, në bregun e thyer lindor të ishullit jugor në Zelandën e Re. Katër vila të arreduara shumë mirë na japin iluzion e largimit nga përditshmëria edhe pse vetëm një orë larg me makinë nga Christchurch, megjithatë cilësia dhe dizajni bashkëkohor nuk mungon. Peisazhi detar që mundësohet nga vilat është i mrekullueshëm dhe mjaft romantik si në beton, drru, shkëmb apo dhe qelq. Ky atraksion mund të vizitohet nëpërmjet makinave 4×4 ose me helikopter. E pozicionuar në gjirin e vetë me një çati dhe me një sipërfaqe të madhe xhami që të ofron një pamje mjaft të madhe nga jashtë dhe me një shtat të gjerë i cili duket në të gjithë kuvertën, një tualet i vendosur jashtë afër detit. Për mundësimin e vakteve të ushqimit apo dhe të kuzhinierëve mund të organizohet dhe kateringu por që privatësia është totale.