Lajmet e fundit

Shtatzania e ka kufizuar për disa gjëra, Arbana Osmani ‘kërcënon’ Eduart Grishajn!

Arbana Osmani është padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut. Arbana ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi, teksa “Big Brother Vip Albania” theu çdo rekord të mundshëm. Jo vetëm ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishin të gjithë vëmendjen rreth tyre, por edhe prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur gjithashtu.

Faktin se do të bëhet sërish mama na e bëri me dije vetë Arbana Osmani gjatë finales së madhe. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë moderatorja, e cila u tregoi banorëve dhe publikut se është shtatzënë.

E padiskutim si një grua në pritje të një fëmije, bukuroshja është e kufizuar për të bërë disa gjëra dhe një ndër to është konsumimi i pijeve alkoolike. Me anë të një video, teksa partneri i saj ia bën për zili duke konsumuar një gotë shampanjë gjatë darkës së tyre, Arbana e ka ‘kërcënuar’ duke u shprehur se do t’i vijë dita dhe asaj.

Do më vijë dita ta dish

Kjo gjë padyshim ka shkaktuar dhe dyshimet e ndjekësve lidhur me rikthimin e saj në ekran. Ditën e sotme, Arbana ka komunikuar me ta duke zbuluar dhe një kuriozitet që besojmë ishte shumë i madh për të gjithë ne. Kur do ta shohim moderatoren përsëri në ekran? Në një ‘Ask’ të postuar në Instastory, Arbana është përgjigjur.