Lajmet e fundit

Shtëpitë publike ruse në krizë pasi klientela është dërguar në luftën e Putin në Ukrainë!

“Punonjëset e seksit” në Rusi ankohet për rënie të ndjeshme të ardhurash prej luftës në Ukrainë, ose për arsye se klientët e tyre kanë shkuar ushtarë në luftë, ose prej “ndryshimit të opinionit politik”.

Klubet ‘me drita të kuqe’ thonë se fundmi për mediat se po detyrohen të përshtaten me humbjen e të ardhurave që prej nisjes së sulmit rus në Ukrainë gati një vit më parë.

Duke folur për rrjetin The Times, Taisiya Blanch, e klubeve me drita të kuqe të Moskës ‘Kinky Party’, tha: “Që pas 24 shkurtit kemi pasur shumë më pas njerëz që vinin këtu. Përveç të dërguarve në luftë, shoqëria po pëson nivele të mëdha stresi, janë goditur nervat”.

Punonjëset e seksit kanë raportuar në të gjithë vendin rënie të punës dhe të të ardhurave, teksa një prej mediave shkruante se rëniet janë nga 30 deri në 50%.

Ndërsa të tjera stabilimente të ngjashme që janë pranë bazave ose kampeve të stërvitjes ushtarake, si për shembull Novosibirsk – kanë parë “rritje të biznesit”.

Mediat kishin folur me një grua të quajtur Kristina që jepte konsulencë për punonjëset e seksit.

Ajo tha: “Ka pasur një rillogaritje të vlerave njerëzore gjatë kësaj periudhe, dhe një numër të lartë të martesave të përshpejtuara.”

“Disa ishin në favor të luftës, disa të tjerë jo, disa vajza kanë humbur klientë të rregullt prej faktit se nuk takoheshin personalisht.”

Ajo shton gjithashtu se një fushatë publicitare në fillim të luftës nisi të abuzonte me konfliktin, duke veshur vajzat me ngjyra të flamurit të Ukrainës në mënyrë që klientët “t’i dënonin ato”. Por konflikti duket se ka ndërgjegjësuar shume njerëz për faktin se cilat janë gjërat më të rëndësishme dhe cilat janë ‘hutime’ që herët e vonë dëmtojnë shëndetin mendor të individëve, shkruan rrjeti britanik DailyStar.