Sport

Shtohen telashet për Juventusin, UEFA nis hetimin për bardhezinjtë!

Juventusi është sërish në telashe, këtë herë me UEFA-n. Pasi hapi një hetim për pasqyrat financiare të torinezëve, UEFA ka bërë një tjetër veprim duke kërkuar dokumentacion shtesë në lidhje me shkresat e “Zonjës”.

Organi më i lartë i futbollit evropian dëshiron të shohë qartë pasqyrat financiare të klubit, veçanërisht duke marrë parasysh marrëveshjet e gushtit të kaluar, të supozuara sekrete për blerjen e disa lojtarëve.

Një dënim i mundshëm penal mund të çojë gjithashtu në sanksione në nivel sportiv ndërkombëtar për Juventusin. UEFA po pret vendimin e 27 marsit, ku është data e gjyqit të shkallës së parë në Itali. Nëse klubi torinez merr dënim penal, atëherë UEFA me siguri do ta përjashtonte për 2 ose 3 vjet Juventusin nga Kupat e Europës.

Kujtojmë se drejtësia sportive e Federatës në Itali i zbriti Juventusi 15 pikë nga renditja e Serie A, me drejtuesit e bardhezinjve që janë në Apel për rikthimin e pikëve.