Aktualitet

Shtyhet deri në 30 qershor 2021 afati për Garancinë Sovrane

Shtyhet deri më 30 qershor afati për aplikime në kuadër të skemës së garancisë shtetërore që synon rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar të ndikuar nga situata me COVID-in. Ministria e Financave argumenton se “shtyrja e afatit do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, veprimtaria e të cilëve është goditur nga pandemia”.

Garancia sovrane mbulon 60% të vlerës së kredive dhe kërkesën për shtyrje e bëri Shoqata Shqiptare e Bankave sipas se cilës, ende ka subjekte të interesuar për të përfituar nga skema e kredidhënies së mbështetur me garanci shtetërore.

Deri në fund te muajit dhjetor 2020, që përkon dhe me afatin e fundit për aplikime sipas skemës së kësaj garancie kanë përfituar 308 biznese, kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit, në favor të të cilave janë miratuar kredi, linja kredie apo overdrafte, në një vlerë totale prej rreth 8.95 miliardë Lekë.

“Në kushtet ku garancia sovrane mbulon 60% të vlerës së kredive, rezulton që deri në fund të vitit 2020, garancia shtetërore, e miratuar me një vlerë totale prej 15 miliardë lekë, të jetë përdorur në vlerën prej më tepër se 5 miliardë lekë (mbi 30%).