Lancio Music

Shtyhet “Grammy Awards”?! Ja kur do të mbahet ceremonia!

COVID-19 bëhet sërish shkaktar për shtyrjen e një prej organizmeve më madhështore që ka lidhje me muzikën, “Grammy Awards”. Këtë vit ceremonia ishte menduar të mbahej më 31 janar, por është vendosur që organizimi të shtyhet për më 14 mars. Mediat e huaja “Rolling Stones” dhe “Variety” kanë raportuar se në Los Angeles, vendi ku do mbahet ceremonia, ka pasur një rritje të rasteve me COVID-19.

Rikujtojmë, se Los Angeles është duke përjetuar një rritje të numrit të rasteve me koronavirus dhe po ashtu edhe të vdekjeve si pasojë e COVID-19.

Spitalet janë të ngarkuara, ndërsa autoritetet kanë marrë masa kufizuese. Organizatorët e “Grammy” disa javë më parë kishin thënë se po shikojnë mundësinë që ceremoninë ta mbajnë pa audiencë dhe tapet të kuq. Kujtojmë gjithashtu se këtë vit artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është e nominuar në 6 kategori në çmimet “Grammy”.