Aktualitet

Shtyhet përsëri vendimi i Apelit për deputetin Salianji!

Edhe sot nuk pati një vendim për deputetin demokrat, Ervin Salianji, në Gjykatën e Apelit në Tiranë, në lidhje me dosjen Babale. Kolegë të tij nga selia blu të rreshtuar me Berishën e Alibeajn ishin sot me të, mes tyre Luçiano Boçi, Luan Baçi, Zef Hila, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Sajmir Korreshi e Arbi Agalliu. Por, përsëri nuk vendos gjë, për shkak se avokati mbrojtës i Geron Xhafës mungoi.

Nga gjykata e Shkallës së Parë. Salianji u shpall fajtor për veprën penale “Kallëzim i rremë”, kryer në bashkëpunim në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg. Kjo lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në trafik droge.

Në Apel, çështjen e çoi edhe gazetari Jetmir Olldashi, i dënuar me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, atëherë Ervin Salianji, rrezikon burgun.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e ka cilësuar të padrejtë shtyrjen e disatë të seancës për vendimmarrjen në Apel për dënimin ose jo të tij.

Edhe sot u gjet një arsye, nga ai që është bërë sebepi i akuzës, për ta shtyrë përsëri seancën gjyqësore. Në publik ai që ka bërë akuzën dhe për të cilën unë jam në gjykatë ka shkuar të bëjë burgimin. Prokuroria atë rast nuk ka bërë hetime për drogën dhe ka ngritur një akuzë qesharake për mua.

Drejtësia duhet të vazhdonte me shpejtësi, nuk është e domosdoshme të jetë avokati i palës. Pa diskutim që ashtu si ne, publiku pret drejtësi të shpejtë. Sa i përket atyre që thonë prezenca e deputetëve është presion, unë them që përkundrazi, është inkurajim për drejtësinë, që të mos ketë ndikim politik e të ketë drejtësi. Mazhoranca përkundrazi bën presion, siç ka bërë edhe në këtë rast.