Film & Tv

Shtyhet sërish “No Time To Die”?!

Filmi i James Bond, “No Time To Die” thuhet se do ketë një tjetër shtyrje për shkak të koronavirusit, kësaj here deri në vjeshtë të këtij viti. Sipas “Deadline”, seria e ardhshme nuk do të publikohet më 2 prill ashtu siç ishte planifikuar.

Filmi, i cili do të sjellë aktorin e njohur, Daniel Craig në shfaqjen e fundit si agjent sekret, u shty më parë nga data e publikimit në nëntor të vitit 2020. Para kësaj, u shty po ashtu nga prilli i vitit 2020 për në nëntor.

Ndërkohë, janë ngritur spekulime se kush do të luajë Bond-in e ardhshëm pasi Craig pritet të largohet këtë vit. Ndër aktorët e preferuar për këtë rol janë Tom Hardy dhe James Norton, ndërsa Idris Elba gjithashtu ishte një nga kandidatët. Për Daniel Craig kjo do të jetë paraqitja e pestë dhe e fundit si agjenti 007.