Bota

Shuhen 13 anëtarë të një familje pasi konsumuan qull!

Një familje në Namibi është shuar pasi kanë konsumuar qull të dyshuar si të helmuar. NBC namibiane raporton se 13 anëtarë të familjes, kryesisht fëmijë, kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë në gjendje kritike në spital. Sipas ministrisë së shëndetësisë atje, të paktën 20 njerëz konsumuan qullin “e helmuar” pasi ishte përzier me një substancë të fermentuar të mbetur nga një pije alkoolike e bërë vetë. Viktimat, të cilët ishin nga rajoni Kavango Lindor në verilindjen e largët të vendit të Afrikës jugore, varionin nga mosha 2 deri në 33 vjeç.

Një hetim ka nisur dhe një ekip është dërguar nga ministria për të ofruar mbështetje psikologjike për pjesëtarët e mbetur të familjes së pikëlluar. Ndërkaq, mostrat e qullit që shkaktoi intoksikim janë dërguar në Afrikën e Jugut për testime.