Aktualitet Music

Shuhet muzikanti dhe modeli i njohur, Nick Kamen!

Ndërron jetë në moshën 59-vjeçare muzikanti dhe modeli i njohur, Nick Kamen. I lindur në Essex, ai u bë mjaft i njohur për paraqitjen e tij në një reklamë të vitit 1985 për ‘Levis 501’.

 

Nick u komentua mjaft nga publiku në vitin 1984, kur u shfaq në kopertinën e revistës “The Face”.

Ndërkohë, shfaqja e tij në reklamën e viteve 1980 të “Levis”, ku Nick veshi një palë pantallona të shkurtra të bardha boksi në mes të një lavanderie të stilit të viteve 1950, rrëmbeu menjëherë vëmendjen e njerëzve.

Kjo reklamë çoi në një rritje të madhe të shitjes së “Levis”, drejtuar nga Roger Lyons.

Pas këtij suksesi, ikona e muzikës “pop”, Madonna, bashkoi forcat me Nick në hitin “Each Time You Break My Heart”. Në vitin 1986, Madonna u afrua me Nick dhe i dërgoi një këngë që ajo kishte shkruar me Stephen Bray.

“Each Time You Break My Heart” u bë hiti numër 5 në Mbretërinë e Bashkuar.

Më pas, Kamen publikoi këngën “Loving You Is Sweeter Than Ever”. Në periudhën e fundit të jetës Nick ishte beqar, por sa i përket lidhjeve të tij të mëparshme, ai ka qenë në një marrëdhënie me emra të njohur si: Amanda De Cadenet, Talisa Soto dhe Tatjana Patitz.