Botë e Çuditshme

Shuhet në moshën 113-vjeçare njeriu më i vjetër i Francës!

Ai ishte cilësuar si francezi më i moshuar, por fatkeqësisht Jules Theobald ka ndërruar jetë në moshën 113-vjeçare. Jules ka mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë në shtëpinë e tij në ishullin Martinik. Theobald i lindur më 17 prill të vitit 1909 e kaloi thuajse pjesën më të madhe të jetës duke peshkuar.

I pyetur për moshën e tij disa kohë më parë ai pati thënë shkurt:

Po të më kishte pyetur dikush, unë do të jetoja 200 vjet. Unë kam pasur një jetë të mirë dhe nuk jam penduar për asgjë.

Ndërkaq, nënkryetari i bashkisë së Fort-de-France, Steeve Moreau tha se:

Ai do të lërë një boshllëk të madh, megjithëse vdekja e tij ishte mjaft e pritshme. Ai e donte rrethin e tij. Ai i njihte të gjithë dhe të gjithë e njihnin, ishte shumë i afërt me njerëzit.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se njeriu më i vjetër në botë është Saturnino de la Fuente Garcia nga Spanja, 112-vjeç. Ai lindi dy muaj dhe një javë para Theobald. Franca ishte gjithashtu shtëpia e personit më të vjetër ndonjëherë, mosha e të cilit është verifikuar në mënyrë të pavarur, Jeanne Calment, e cila ndërroi jetë në 1997 në moshën 122-vjeçe.