Botë e Çuditshme

Shuhet në moshën 116-vjeçare gruaja më e vjetër në SHBA!

Ndërron jetë amerikania më e vjetër, Hester Ford, në moshën 116-vjeçare. Ford ka lënë pas shumë pasardhës. Edhe pse ishte e pasigurt nëse kishte lindur në vitin 1905 apo 1904,”Gerontology Research Group” e njohu Hester-in në vitin 2019 si amerikania më e moshuar.

 

Afrikano-amerikania ka lindur në Karolinën e Jugut dhe është rritur në një fermë ku ka punuar në një fushë pambuku, pas së cilës punoi si dado. Familja e saj njoftoi:

Ajo përfaqësoi përparimin e familjes tonë, por edhe përparimin e afrikano-amerikanëve dhe kulturës së tyre në vendin tonë. Ajo na kujtoi rrugën që kemi përshkuar si komb.

Hester lindi rreth dyzet vjet pas heqjes së skllavërisë dhe përjetoi ndarjen, e cila përfundoi vetëm në vitet 1960. Ajo gjithashtu mbijetoi pandeminë e gripit spanjoll. Ish-e moshuara kishte më shumë se 280 pasardhës: 12 fëmijë, 48 nipër e mbesa dhe rreth 100 stërnipër e mbesa. Ford ndërroi jetë në shtëpi, me familjen e saj. Shkaku i vdekjes ende nuk dihet.

Rikujtojmë, se gruaja më e vjetër japoneze në botë është Kane Tanaka e cila është 118-vjeçe.