Lancio Music

Shuhet në moshën 26-vjeçare reperi i njohur amerikan

Shuhet reperi i famshëm amerikan, Lil Yase. 26-vjeçari është qëlluar për vdekje, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e sulmit. Pasi policia gjeti trupin e tij të pajetë në orët e para të mëngjesit e dërgoi menjëherë në spital, mirëpo reperi nuk mundi t’ju shpëtojë plagëve të marra.

Burime të afërta të Yase kanë treguar se ai është vrarë që ditën e shtunë në Kaliforni dhe trupi ju gjet ditën e diel, shumë larg vendit ku ishte parë për herë të fundit. Orët e fundit të jetës, artisti i ri në moshë i ka kaluar me miqtë e tij te një studio muzikore dhe pasi ishte shkëputur një moment prej tyre ju kishte thënë se do të rikthehej sërish shumë shpejt.

Pas një ore, miqtë e tij mësuan se ai ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri. Mediat e huaja shkruajnë se kjo ngjarje ka shokuar gjithë rrethin e ngushtë të Lil, sepse sipas tyre ai nuk ka pasur armiqësi me askënd. Burime pranë reperit kanë treguar se në jetën e tij reale, Lil Yase ishte shumë ndryshe nga ajo çfarë shfaqte në këngë, duke ju përkushtuar vetëm muzikës dhe lojërave me miqtë e tij.

“No Diss”, “Demon”, “What You Mean”, “Yeah Yeah”, “Furl”, “Bum B” ishin disa nga këngët e njohura të reperit të ndjerë.