Bota

Shuhet në moshën 33-vjeçare aktori amerikan Robert Cormier!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare aktori amerikan Robert Cormier, ndërsa ende nuk dihet shkaku. Mediat e huaja raportojnë se lajmi është konfirmuar nga motra e tij e cila tha se ai ndërroi jetë në spital, pas plagëve të rënda që kishte marrë nga një rrëzim, por pa dhënë detaje të tjera.

Siç deklaruan njerëzit e tij, aktori kishte pasion për të ndihmuar të tjerët dhe gjithmonë përpiqej të arrinte më shumë nga ana profesionale. Ai shijonte netët e filmave me familjen e tij dhe e admironte shumë të atin. Ai ndikoi te shumë njerëz gjatë gjithë jetës së tij, qoftë familja apo shokët e skuadrës dhe miqtë.

Rikujtojmë, se Comier u shfaq në “Heartland” në sezonin e 15-të, ndërsa më herët ka luajtur në “Heartland”, në sserialin “Slasher” në Netflix, ka marrë pjesë në “Designated Survivor”, “Ransom” dhe “American Gods”, si dhe shumë role të tjera televizive.