Bota Celebrities

Shuhet në moshën 35-vjeçare aktorja japoneze e filmit “Frozen”, Sayaka Kanda!

Aktorja japoneze, Sayaka Kanda e cila ishte zëri i Anna-s në versionin japonez të “Frozen” ka ndërruar jetë pasi ra nga dhoma e saj e hotelit. 35 vjeçarja u gjet në zonën e jashtme të katit të 14-të të hotelit 22-katësh ku ajo po qëndronte. Ajo u dërgua në spital ku u shpall e vdekur nga mjekët.

Kanda, e cila ishte zëri i Princeshës Anna në versionin japonez të filmit të animuar të ‘Walt Disney’ të vitit 2013 “Frozen”, ishte vajza e aktorit japonez, Masaki Kanda dhe këngëtares, Seiko Matsuda. Megjithëse, aktorja ishte në një provë të premten, ajo nuk u shfaq për një performancë në muzikalin “My Fair Lady” në një teatër në Sapporo, kryeqyteti i ishullit malor verior japonez të Hokkaido, të shtunën pasdite. Agjencia e aktores tha në një deklaratë se:

Na vjen shumë keq që u japim një lajm të tillë të gjithë fansave që na mbështetën dhe të gjithë njerëzve që u kujdesën për ne. Ne ende nuk jemi në gjendje ta pranojmë vdekjen e saj dhe po përpiqemi ta përballojmë atë.

Ndërkohë, hetuesit e policisë po vazhdojnë të hetojnë nëse Kanda bëri vetëvrasje ose nëse vdekja e saj ishte rezultat i një aksidenti tragjik. Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet.  Një ish-anëtare e kastit të Disney-t, e quajtur Ali, është bërë virale në TikTok pasi ka rrëfyer një histori që ajo pretendon se i ishte thënë nga një mama dhe dy vajzat e saj ndërsa punonte në resortin amerikan, se si ndryshuan emrat e vajzave të reja për shkak të një filmi popullor. Ali shpjegoi se si po punonte në parkun tematik gjatë kulmit të “Frozen”, në vitin 2014.