Bota

Shuhet në moshën 37-vjeçare aktorja e njohur Marnie Schulenburg!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare aktorja e njohur amerikane Marnie Schulenburg pas komplikimeve me kancerin e gjirit. Schulenburg ishte e njohur më së shumti për rolet e saj në telenovelën “As the World Turns” dhe në rifillimin e “One Life to Live”.

Një përfaqësuese e Schulenburg tha për ‘Hollywood Reporter’ se ajo ndërroi jetë në Bloomfield, New Jersey. Sipas Variety, lajmi është konfirmuar edhe nga bashkëshorti i saj, Zack Robidas, në një postim të shpërndarë në Facebook. Çifti kanë një vajzë dyvjeçare të quajtur, Coda. Roli i parë televiziv i Schulenburg ishte si Alison Stewart në “As the World Turns”.

Ajo ishte aktorja e dytë që mori rolin pasi Jessica Dunphy u largua nga seriali në 2005. Në “As the World Turns” luajtën gjithashtu Jake Silbermann, Elena Goode, Van Hansis dhe Alexandra Chando. Përveç kohës së saj në telenovela, Schulenberg u shfaq në serialet si “Blue Bloods”, “Army Wives” dhe “Divorce”.