Aktualitet Bota Celebrities

Shuhet në moshën 94-vjeçare i pari aktor me ngjyrë që fitoi çmimin Oscar, Sidney Poitier!

Sidney Poitier, i pari aktor me ngjyrë që fitoi çmimin Oscar për ‘aktorin më të mirë’, ka ndërruar jetën në moshën 94-vjeçare. Ai fitoi çmimin Oscar me filmin e vitit 1963, ‘Lilies of the Field’. Lajmi për vdekjen e Poitier i ka prekur të gjithë aktorët e Hollywood-it, ndërsa shumë reagime kanë ardhur edhe nga politikanët, si kryeministri i Bahamas Philip Davis, Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama. Kryeministri i Bahamas, Philip Davis u shpreh se:

I gjithë Bahamas-i ynë është i pikëlluar. Djali që u zhvendos nga ferma, për t’u bërë kamarier në Shtetet e Bashkuara, një i ri që jo vetëm e mësoi veten të lexonte dhe të shkruante, por që e vendosi shprehjen e fjalëve, mendimeve dhe ndjenjave në qendër të karrierës së tij.

Obama nga ana tjetër u shpreh se:

Poitier përfaqësonte dinjitetin dhe kishte talent të veçantë.

I lindur në Miami, Poitier u rrit në një fermë domatesh në Bahamas dhe u transferua në New York në moshën 16-vjeçare. Ai u regjistrua për një periudhë të shkurtër në ushtri dhe bëri disa punë të ndryshme ndërkohë që merrte mësime aktrimi, për t’u bërë një yll i skenës dhe ekranit në vitet 1950 dhe 1960. Poitier theu barrierat racore në Hollywood.

Paraqitja e tij në ‘The Defiant Ones’ në 1958 i dha atij nominimin e tij të parë për Oscar, në vetvete një arritje historike për një person me ngjyrë në një kategori kryesore në atë kohë. Pesë vjet më vonë ai fitoi çmimin Oscar me ‘Lilies of the Field’ në të cilën luajti rolin e një artizanali që ndihmon murgeshat gjermane të ndërtojnë një kishëz në shkretëtirë.